Pesë orë për një regjistrim në shkollë të mesme në Dibër

Në afatin e parë të regjistrimit në vitet e para në shkollën e mesme komunale “28 Nëntori”, në Dibër janë regjistruar 20 nxënës edhe pse në vitin shkollor 2022 -2023 në këtë shkollë të mesme të vetme në Dibër është paraparë regjistrimi në vitet e para të 272 nxënësve. Drejtoria e shkollës ka informuar se problemi kryesor qëndron në pengesat në të cilët hasin nxënësit për të realizuar regjistrimin nëpërmjet sistemit elektronik. Kjo situatë shqetëson nxënësit dhe normalisht drejtorinë për çka është kërkuar edhe ndihmë nga MASH.