Pesë milionë klikime për tre ditë, Don Xhoni reagon për këtë sukses: Rekord vet midis vere

Në mesnatën e së enjtes, reperi i njohur, Don Xhon, ka publikuar projektin e tij të fundit muzikor.

“Katile” titullohet kënga e tij e cila u pëlqye shumë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, kënga e tij ka numëruar plotë pesë milionë klikime.

Këtij suksesi padyshim i’u gëzua reperi, i cili ka reaguar përmes disa storjeve.

“Për pak pesë milionë në dy ditë/ pesë milionë nuk e di si është puna”, thuhet në postimin e parë të reperit.

Don Xhoni, gjithashtu ka folur edhe për mediat të cilat nuk e kanë mbështetur suksesin e tij.

“Kur të kapet Don Xhoni me armë të gjitha mediat e qesin dhe e bëjnë skandal. Kur Don Xhoni i bën pesë milionë për tre ditë edhe thyen rekord vet midis vere, askush nga mediat nuk shfaq dashuri”, tha ai në një tjetër postim.

“Elhamdulilah se na ka dërguar Zoti shumë të mira, na ka bekuar me gjithçka, shëndet, familje rreth e të gjitha”, reperi tha në postimin tjetër.

“Kjo puna false ç’false është debat i thellë ata që nuk të kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë as nuk më vyen që ta pranojnë ndonjëherë ajo shtresë. Testi është shumë i lehtë, dilni shikoni se çfarë po dëgjohet klubeve, TikTok dhe në çdo vend”, përfundon reperi nga Drenica./Lajmi.net/