Pesë lojtarët që nuk e kanë vendin e sigurt tek Barcelona pas qëndrimit të Xavit

Në janar të këtij viti trajneri i Barcelonës, Xavi, kishte tronditur të gjithë pas vendimit që mori për të dhënë dorëheqje nga posti i tij në fund të sezonit.

Megjithatë, tekniku spanjoll tashmë ka ndryshuar mendjen e tij dhe ka vendosur të vazhdojë aventurën me blaugranasit, pasi mori disa garanci nga klubi lidhur me transferimet që do të bëhen.

Qëndrimi i Xavit aq sa mund të ketë efekt pozitiv për klubin në përgjithësi dhe tifozët e saj, padyshim që kjo nuk do të jetë një lajm aq i mirë për disa prej lojtarëve, të cilët kanë vuajtur mungesën e minutave nën urdhrat e tij.

Frenkie de Jong

Ani pse Xavi shpesh e cilëson holandezin si një ndër mesfushorët më të mirë në botë, spanjolli duket se dëshiron që klubi të transferojë një mesfushor defanziv dhe kjo mund të ketë një ndikim serioz në të ardhmen e De Jongut në klub.

Kishte një kohë kur francezi kishte paralajmëruar dëshirën e tij për të luajtur si qendërmbrojtës. Teksa ai ka shkëlqyer në krahun e djathtë së fundmi, nuk ka ndonjë garanci se ai nuk do t’ia bëjë këtë kërkese Xavit përsëri.

Xavi faktikisht nuk dëshiroi që Barcelona ta huazonte sulmuesin portugez. Në mes të sezonit, trajneri nuk ishte i lumtur me angazhimin e portugezit, por Felix u përmirësua pastaj, megjithatë kjo nuk mjaftoi që ai të fitonte një fanellë titullari.

Sulmuesi brazilian ka për synim që të qëndrojë tek Barcelona pa marrë parasysh, por Xavi nuk po i jep atij hapësirat e duhura dhe e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe sezonin e ardhshëm për 19-vjeçarin.

Sergino Dest

Reprezentuesi amerikan e tha qartë: Nëse Xavi qëndron tek Barcelona, ai nuk e sheh të ardhmen e tij në klub, kështu që pas vendimit të spanjollit për të qëndruar, mund të thuhet se Dest nuk do ta veshë më fanellën e tyre.