Pesë kosovarë kapen në Maqedoni, gjatë orë policore kanë vozitur në autostradë

Prokuroria e Velesit ka ngritur padi deri te Gjykata e këtij qyteti ndaj pesë shtetasve të Kosovës, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave shëndetësore, ka njoftuar prokuroria. Më saktësisht, ata akuzohen për veprën penale – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 i Kodit penal. Të mërkurën (24.3.2021) rreth orës 23 e 40 minuta, pesë kosovarët kanë lëvizur me veturë në autostradën Е-75, me ç’rast tek pikëpagesa rrugore në fshatin Viniçan janë ndalur nga policia, transmeton gazeta Lajm. Pasi janë legjitimuar, ndaj tyre është parashtruar padi penale deri në prokurori. Dënimet për mosrespektim të dispozitave shëndetësore në kohë pandemie, në Maqedoninë e Veriut shkojnë deri në 2.000 euro.