Pesë gjenerata në një foto, Shyhrete Behluli bëhet nostalgjike

Shyhrete Behluli ka hapur arkivat e fotografive, të realizuara shumë vite më parë.

Këngëtarja, së fundi publikoi një imazh, në të janë pesë gjenerata të familjes së saj, ndërsa më e moshuara nuk jeton më

Ne kete foto jemi 5 gjeneratat, tash e nje kohe lokja nuk eshte me ne mesin tone por me shpresen qe te trashegojme forcen dhe shendetin e saj”, ka shkruar ajo.

Në këtë imazh, përveç Shyhretes është edhe vajza e saj Njomza me të bijen dhe nëna e këngëtares.

Për ndryshe, Shyhretja gjatë këtyre ditëve po qëndron e izoluar në shtëpi bashkë me familjen e saj.