Maqedonia do të mbetet pa veshje origjinale shkaku i Koronavirusit, më mirë, apo më keq?

Shitoret që punojnë me franshiza në Maqedoni, po përballen me rrezik të humbin franshizat (një lloj licence), për të shitur mallra në Maqedoni, për shkak të krizës me Koronavirusin. Bëhet fjalë kryesisht për shitore që shesin veshmbathje që njihen si “origjinale” tek qytetarët, respektivisht firmato.
Ato paralajmërojnë se në rast të mbylljes, në rrugë do të mbeten 8.000 të punësuar, prandaj kërkojnë nga qeveria mbështetje për tejkalim të krizës, transmeton Gazeta Lajm.
Kryetarja e shoqatës së këtyre shitoreve, Vera Boshkovska vlerëson se shkaku që solli këto biznese në krizë është vendimi i qeverisë më 14 mars 2020 për mbyllje të plotë të qendrave të mbyllura tregtare.