Vite më parë, kur një artiste bëhej nënë në shumë raste nënkuptonte ‘fundin e karrierës’ apo edhe ‘famës’, por kjo gjë në ditët e sotme ka ndryshuar.
Tani, kur yjet bëhen nëna, ato janë edhe më të përfolura e madje zgjojnë interesim më të madh tek publiku.
Kur jemi te pjesa që ruhet më shumë fanatizëm dhe që është mjaft e rëndësishme për femrat, epitetin e nënës edhe këtë vit e morën shumë prej artisteve, përfshirë fushat e ndryshme të artit.
Meqë vitit 2019 i erdhi fundi, Telegrafi ka mbledhur disa nga emrat më të njohur që u gëzuan këtë vit, me shtimin e një anëtari-anëtareje të re në familje.
Elita Rudi
Prezantuesja e njohur shqiptare, Elita Rudi, u bë nënë për herë të parë e një djali më 20 shkurt të vitit 2019, të cilin e pagëzoi me emrin, Zëri.
Ajo lajmin e njoftoi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, aty ku ndiqet nga hiq më pak se 728 mijë ndjekës.
“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë, Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska”, ka shkruar Elita në postimin e saj.
Kjo e fundit nuk heziton që përmes rrjeteve sociale të shpreh dashurinë e madhe që ka për të birin dhe është deklaruar se jeta e saj mori një kthesë tjetër me ardhjen e Zërit.
Linda Halimi
Ajo që u bë nënë për herë të parë këtë vit dhe që bëri bujë në mediat rozë është këngëtarja nga Vitia, Linda Halimi.
Artistja, e cila prej vitesh jeton në Amerikë, u komentua mjaft shumë kur lindi vajzën -Kaimanan, më 3 mars 2019, e më së shumti duke u kritikuar për bashkëshortin me ngjyrë.
Megjithatë, Linda në rrjetet sociale u shpreh se është më se e lumtur dhe që vajza tanimë e kishte përmbushur akoma më shumë.
“Para dhe pas. Viti 2019 është viti më i mirë në jetën time dhe vetëm se ka filluar”, shkroi këngëtarja, ndërsa solli një fotosesion me partnerin e saj, Big D, të realizuar gjatë shtatzënisë.
Diellza Kolgeci
Diellza Kolgeci po ashtu u bë nënë për herë të parë këtë vit, më saktësisht më 28 prill. Ajo mori epitetin e nënës nga vajza Helena, që tha se ishte idea e saj e kahershme për emrin unik të së bijës.
Në intervistën e dhënë për Telegrafin pas lindjes së vajzës Diellza potencoi: “Është ndjenjë që vërtet vështirë mund të përshkruhet, por mund t’ju them që jam duke kaluar momente më të rënda të jetës time pasi që çdo gjë dua të bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time, aspak e lehtë netët pa gjumë e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një super- energji”.
Gjira Kajtazi
Përveç Diellzës, në muajin prill nënë për herë të parë u bë edhe reperja Gjira Kajtazi, vetëm një ditë pas modeles në fjalë.
Ndonëse jeton që një kohë në Gjermani, Kajtazi nuk ngurroi që ta prezantojë djalin, Maël, në rrjetet sociale, njëherësh njoftoi edhe ardhjen e tij.
“Ky është çasti që na ka ndryshuar jetën përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj”. Faleminderit që na zgjodhe neve si nënë dhe baba. Mezi presim ta njohim shpirtin tënd të bukur dhe të guximshëm”, ka shkruar Gjira në Instagram.
Rona Nishliu
Një tjetër artiste që u bë nënë këtë vit ishte edhe Rona Nishliu. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Flori, mirëpritën vajzën – Noa, më 25 korrik.
Duke qenë se u bë nënë për herë të parë, Nishliu në një postim në Instagram bëri një shkrim mjaft emocionues.
“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Për shërbimin plot përkushtim, dashuri dhe njerëzor, dua të falenderoj @spitaliamerikanprishtine dhe në veçanti Dr. @goksugoc , i cili bashkë me ekipin e tij kanë bërë gjithçka që unë dhe Noa t’ia dalim. Ju falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar Rona në postimin e ndarë me mijëra ndjekësit e saj.
Eliza Dushku
Eksperiencës së re nuk i ka shpëtuar as ylli shqiptar me famë botërore, Eliza Dushku, u bë nënë për herë të parë në moshën 38-vjeçare më 2 gusht.
Aktorja hollivudiane këtë e bëri të ditur përmes llogarisë personale në Instagram. ,teksa ka publikuar një fotografi të bashkëshortit dhe djalit të sapolindur.
Ajo së bashku me burrin, afaristin Peter Palandijanin kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin Philip Bourne.
“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar ndër të tjerash ylli i kinematografisë amerikane.
Leonita Lekaj
Një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale është edhe gruaja e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka.
Ky i fundit dhe Leonita Lekaj u bënë prindër për herë të parë më 7 tetor 2019 dhe vajza e tyre quhet Ayana.
“Mirë se vjen princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Ajo shkruan fjalët më të mira për vajzën dhe siç e potencoi në Instagram ‘Ayana është dhurata më e bukur në jetë’.
Ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë, derisa u martuan në vitin 2017.