Personat “fantom” s’mund të gëzojnë të drejtën e shtetësisë

Zgjidhja ligjore që duhet tua ndryshojë fatin rreth një mijë personave, që nuk kanë asnjë lloj identifikimi është para miratimit në Kuvend. Autoritetet dhe OJQ-të, shpresojnë që deri në shpërbërjen e Kuvendit, të miratohet ligji i ri i Evidencës amë. Zëvendës Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijelj në “Magazinën Ekonomike”, në Alsat theksoi se megjithëse dy vjet më parë shteti lëshoi thirrje, të paraqiten të gjithë personat pa asnjë identifikim, u ngritën ekipe speciale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të provuar t’i gjejnë ata personalisht dhe ti regjistrojnë këta persona dhe në rrugë, duke pasur parasysh mundësitë e tyre të kufizuara të informohen.

Vetë ligji parashikon që ato të regjistrohen në një libër të veçantë që do t’u lejojë atyre qasje në shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale dhe punësim. Ne nuk duam ta lëmë dikë pas dore, nuk duam të ketë persona pa qasje në sistem dhe kjo është faza e parë në zgjidhjen e problemit të tyre”-pohoi Sanella Shkrijelj, zv/ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Por me regjistrimin e këtyre personave në Regjistrin e Lindjeve, ata edhe më tej nuk kanë statusin shtetas të vendit. Kjo çështje duhet të zgjidhet nga Ministria e Brendshme, e cila na informoi me shkrim se kjo është një procedurë që duhet të respektohet.

Regjistrimi i këtyre personave në Drejtorinë e Librave Amë do të ketë karakter kohor ndërsa Kushtetuta prerazi vërteton që një shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshtetësia nuk mund t’i merret. Deri në mbarim të procedurës për regjistrin në librin e rregullt amë të kësaj kategorie të njerëzve, nuk ekzistojnë kushte për zbatimin e Ligjit për nënshtetësi”-thonë nga Ministria e Brendshme.

Nga OJQ “Ambrella” që drejtpërdrejtë është e përfshirë në zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar të personave “fantom” në Maqedoni, sqarojnë që pas regjistrimit në librin amë, vijon procesi i dëshmimit të shtetësisë. Parashihet që kjo të dëshmohet përmes dokumenteve të prindërve të tyre. Problematike mund të jetë për personat që janë nga fëmijë nga martesa të përziera, prindërit e të cilëve janë jashtë vendit dhe nuk kanë shtetësi të Maqedonisë.