Përplasje tragjike në Gostivar–Strazhë, 21-vjeçari humb jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me një viktimë në rrugën magjistrale Gostivar–Strazhë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë dhe në të janë përfshirë dy automjete të tipit “Golf”. Si pasojë, një 21-vjeçar nga Tetova ka humbur jetën në vendngjarje.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa tre persona të tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në Qendrën Mjekësore në Gostivar.