Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Belvi të Shkupit, ku janë përplasur tre makina dhe një autobus.
Në vendngjarje ka intervenuar Ndihma e Shpejtë, e cila u ka dhënë ndihmë tre personave të lënduar, më pas të dërguar në spital.
Nga përplasja e fuqishme, njëra prej makinave është rrotulluar dhe ka goditur gardhin mbrojtës. Në rrugë janë shpërndarë edhe pjesë të automjeteve.
Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve, ndërsa shkaqet e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia.





