Përplasi për vdekje këmbësorin, iku nga vendi i ngjarjes – aktakuzë për shkupjanin!

Prokuroria Publike ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj një 25-vjeçari nga Shkupi, pasi i njëjti, më 4 dhjetor kishte përplasur me veturë një këmbësor.

Pas kësaj, ai kishte ikur duke mos ofruar ndihmë ndaj këmbësorit, i cili më pas ka vdekur. Nuk ka poseduar patentë shoferi dhe ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Më 4 dhjetor, i dyshuari 25-vjeçar, ka ngasur veturë Ford Fokus në pronësi të babait të tij, pa poseduar patentë shoferi, nën ndikim të alkoolit prej 1.65 promila dhe me prani të tretrahidrokanabinolit në gjak dhe urinë. Në udhëkryqin te rruga “Maxhari” me rrugën “Palmiro Tolati”, nuk ka respektuar sinjalizimin rrugor me përparësi kalimi, kurse shpejtësinë e veturës nuk a ke adaptuar me kushtet e rrugës dhe me dendësinë e komunikacionit. I vetëdijshëm se për shkak të kësaj mund të shkaktojë pasoja të dëmshme, me veturën të cilën ka qenë duke e ngasur, ka sulmuar në pjesën e prapme të biçikletës. Pas fatkeqësisë, në vend se të ofrojë ndihmë, i dyshuari e ka lëshuar vendin. Ngasësi i biçikletës ka pësuar lëndime, pas çfarë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton TV21.

Për 25-vjeçarin është caktuar edhe masa e paraburgimit.