Përplasen dy biçikleta në Shkup, çiklistët përfundojnë në spital

Më datë 28.07.2020 rreth orës 20:00 në shtegun për biçikleta përreth shtegut të Vardarit në Shkup ka ndodhur një fatkeqësi ku janë përplasur dy biçiklistë.

Në njërën nga biçikletat ka qenë S.A.D 52 vjeçar kurse në tjetërn N.K 35 vjeçar, që të dy nga Shkupi.

Të dy çiklistët janë dërguar në klinikën Nënë Tereza ku te S.A.D. janë konstatuar lëndime të rënda trupore.