Përmisimi i jetesës se njerëzve arrihet përmes zhvillimit

Në një intervistë për CMG-në, ambasadori Chen, i dërguari i përhershëm i Kinës në zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër, e përshkroi mekanizmin e Rishikimit Periodik Universal si një test të rëndësishëm për të dhënat e të drejtave të njeriut të vendeve të ndryshme.

“Duke aplikuar një filozofi zhvillimi me popullin në qendër, Kina ka ndërtuar një shoqëri relativisht të begatë në të gjitha aspektet dhe fitoi betejën më të madhe kundër varfërisë në historinë njerëzore,” tha Chen.

Kina është e përkushtuar për zhvillimin e demokracisë popullore të gjithë procesit dhe ka vazhduar të përmirësojë jetesën e njerëzve përmes zhvillimit për të siguruar që më shumë rezultate do të ndahen me drejtësi nga banorët e saj.

Sipas ambasadorit Chen, Kina thekson barazinë për të gjitha grupet etnike dhe është e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e grupeve të veçanta, duke udhëhequr në mënyrë aktive qeverisjen globale të të drejtave të njeriut dhe kontribuar me mençurinë dhe propozimet e saj në këtë drejtim.

“Kina do të mbajë gjithmonë lart flamurin e paqes, zhvillimit, bashkëpunimit dhe përfitimit të ndërsjellë, do të mbrojë një botë të barabartë dhe të rregullt multipolare, si dhe një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës nga i cili përfitojnë të gjithë, dhe do të përfitojë nga zhvillimi i saj i ri për t’i sjellë mundësi të reja pjesës tjetër të botës”, tha Chen.

Deklaratat e z. Chen erdhën pasi Grupi i Punës për Rishikimin Periodik Universal (UPR) të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së miratoi rekomandimet e bëra për Kinën.

Në takimet e Rishikimit, delegacioni kinez pati dialog konstruktiv me përfaqësues të vendeve të ndryshme në mënyrë të hapur dhe të sinqertë. Mbi 120 vende vlerësuan përparimin që ka bërë Kina dhe njohën plotësisht përpjekjet e pandërprera të palës kineze në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

UPR është një mekanizëm sipas të cilit të gjitha shtetet anëtare të OKB-së i nënshtrohen një rishikimi të të dhënave të tyre për të drejtat e njeriut çdo katër vite e gjysmë.