Përmes një komenti shoqja e Kiarës zbulon se Luizi po qëndron në shtëpinë e moderatores

Luizi fituesi i “BBVA” sonte ka bërë reagimin e parë.

Këngëtari shkodran ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, shkruan lajmi.net.

Ai u ka premtuar atyre se do të i shpërblejë në vazhdim përmes karrierës së tij.

Luizi ka thyer rekord me pëlqime në postimin e tij.

Për 45 minuta ai ka marrë mbi 120 mijë pëlqime.

Një koment ka nxjerru zbuluar se ai po qëndron në shtëpinë e Kiarës.

Ishte komenti i shoqes së moderatores, e cila ka shkruar se e njeh ambientin.

“A e njoh këtë murin”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Luizi dhe Kiara kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të shtunën në finalen e madhe të “BBVA”./Lajmi.net/