Përmendore më e merituar ndër shqiptarët

Personalisht jam shumë i lumtur, që sot figura e rektorit themelues, Prof. dr. Fadil Sulejmanit u derdhë në bronze dhe u vendos aty ku përgjithmonë e ka vendin në UT

Prof. ETEM XHELADINI

Si bashkëveprimtar i USHT-së, deri sa funksionoi 10-vite pa njohje nga ana e pushtetit gjoja pluralistë i R. Maqedonisë, po i mbështetur nga të gjithë shqiptarët kudo që jetonin e punonin, shprehë kënaqësinë time dhe i përgëzoj ideatorët dhe realizatorët e këtij akti domethënës njerëzor, në kohën kur dr. Fadil Sulejmani, Rektori i parë i cili nuk jeton më, iu ngrit përmendorja.
Tani me të drejtë po thuhet se Universiteti i Tetovës është vatër kombëtare e jona për sa të jetë kjo botë. Përveç arsimimit, edukimit, ai qe edhe simbol i flijimit, sakrificës, bashkimit dhe forcimit të ndjenjës kombëtare.
UT-ja Fadil Sulejmani është fidanishte nga ku dolën e dalin edhe shumë Universitete e Fakultete, siç është edhe Fakulteti ,, AB,, i Kumanovës.
Sfidat kanë qenë të vështira për 10-vitet e ekzistencës jashtë sistemit arsimor të R. Maqedonisë gjoja pluraliste, por, fatmirësisht pati shqiptarë që e mbështetën dhe i dolën zot, por kësaj radhe kuptohet me në ballë dr.Fadil Sulejmani.
Personalisht jam shumë i lumtur, që sot figura e rektorit themelues, Prof. dr. Fadil Sulejmanit u derdhë në bronze dhe u vendos aty ku përgjithmonë e ka vendin në UT dhe ku mori emrin e tij, gjë që më jep shpresë se ne dimë t’i çmojmë, ruajmë dhe kultivojmë vlerat tona. Njëherë, kur ne përballeshim me dilemën “të jesh, apo të mos jesh”, profesor Fadili na thoshte: “Nuk ka forcë që na zbraps, pasi ne kërkojmë dije, laps e fletore”, tani ndihem shumë krenar kur shohë që përmendorja e tij qëndron aq lart në mënyrën më madhështore përpara Universitetit me laps e fletore në dorë.
Jam i bindur se përmendorja e tij do të inkurajon dhe motivon gjithë punëtorët e arsimit dhe arsimdashësit të shkrijnë edhe atomin e fundit për arsimimin e gjeneratave të reja. Le të shërbejë si udhërrëfime veprimtaria e rektorit të parë, të UT-së te gjeneratat që vinë !
Zoti e ruajt Universitetin Fadil Sulejmani – Tetovë!
Zoti i bekoftë nxënësit dhe studentët shqiptarë!
19.12.2019