Në konferencën e sotme, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski konfirmoi se njësiti “Alfa” dhe njësiti për Rend publik dhe qetësi do të bashkohen në një.
Spasovski duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se po bëhet riorganizim i MPB-së dhe këto dy njësi do të punojnë si njësitë i veçantë për intervenim.
“Është e vërtet se po bëhet riorganizim në MPB. Njësiti “Alfa” dhe njësiti për rend publik dhe qetësi po bashkohen në një njësit i cili do të punojë si njësitë për intervenime”, tha ministri Spasovski.
Për atë se kush do të udhëheq me njësitin e ri për intervenime do të dihet të premten.
Maqedoni Spasovski: Nuk do të ketë më “ALFA”, do të formohet njësit i...