Përmbytjet vdekjeprurëse në Somali, shkon në 96 numri i viktimave

Të paktën 96 persona kanë vdekur në Somali për shkak të përmbytjeve si pasojë e shirave tërrëmbyeshëm në Bririn e Afrikës.

Briri i Afrikës është përballur me përmbytje, që i atribuohen pjesërisht fenomenit klimatik El Niño, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe duke detyruar zhvendosjen e popullsisë në shkallë të gjerë, veçanërisht në Somali, ku urat janë shkatërruar dhe zonat e banuara janë përmbytur.

Sipas informacioneve, deri më tani 96 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i personave që janë prekur nga fatkeqësitë ka shkuar në 2 milionë. Briri i Afrikës është një nga rajonet më të rrezikuara ndaj ndryshimeve klimatike dhe ngjarjet ekstreme të motit atje janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), të paktën 43 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në javët e fundit në Etiopi dhe më shumë se 60 në Kenia.