Përmbytet varka me emigrantë, 5 të vdekur në Siçili

Pesë emigrantë të vdekur u gjetën nga policia italiane në Siçili. Sipas raporteve, varka u përmbys duke çuar në vdekjen e emigrantëve. Trupat e emigrantëve fatkeq me gjasë u nxorën në breg nga vala.

Mbrëmjen e djeshme, 95 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Siria, mbërritën në Lampeduza me dy varka.