“Përmbyset” situata me De Jongun – Chelsea shumë afër marrëveshjes me lojtarin

Frenkie De Jong është njëri nga emrat më të lakuar në këtë merkato.

Mesfushori ende po përflitet për një largim nga skuadra e Barcelonës në këtë afat kalimtar.

Ndonëse gjatë ditës së djeshme u raportua se ai ishte dakorduar të qëndronte në “Camp Nou”, sot situata duket e përmbysur.

Tom Roddy, gazetar i The Times, shkruan për një dakordim në parim në mes të lojtarit dhe Chelseat për t’u transferuar gjatë verës.

Gjithsesi, duket që ende ka shumë punë deri në finalizimin e plotë të kësaj lëvizjeje, për shkak se mungon dakordimi në mes të klubeve.