Përkundër interesimit të madh, Moukoko nuk mendon largimin nga Dortmund

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko nuk mendon largimin nga BVB.
Moukoko është një nga sensacionet e reja në skenën botërore. Interesimi i disa klubeve në Evropë është evident, por Moukoko për momentin duket se e ka të qartë se nuk dëshiron të largohet nga skuadra gjermane.

“Kam besimin e trajnerit, Edin është si një baba për mua. Ndihem shumë rehat në Dortmund, e njoh mjedisin, miqtë e mi janë atje”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.

Perspektiva e tij e ardhshme për vitin 2023 duhet të përshtatet me nevojat e tij për të luajtur dhe për të qenë protagonist. “Dua të zhvillohem më shumë dhe pa lojëra nuk mund të zhvillohem më shumë sepse nuk dua që zhvillimi im të ndalet përsëri. Mendoj se është krejt normale, sepse perspektiva është e rëndësishme për mua.”

Për momentin është sulmuesi kryesor i Edin Terzic për shkak të mungesës së Hallerit, një kërkesë thelbësore për vazhdimësinë e tij për sezonin e ardhshëm. “Do të doja të dija se çfarë planifikon të bëjë klubi me mua në të ardhmen”, tha futbollisti.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh me të ardhmen e 18 vjeçarit.