Përkundër faktit që nënshkroi një kontratë të re me Athletic Bilbaon disa muaj më parë, Nico Williams po vlerësohet mjaft shumë nga klubet anembanë Evropës dhe pritet të largohet nga Spanja gjatë verës. Si pjesë e marrëveshjes për rinovimin e kontratës, klauzola e tij e lirimit qëndron në shumën e 50 milionë eurove, shifër kjo e cila ka joshur disa klube të ndryshme gjatë afatit kalimtar. “Më mirë se sa pritej”, Xavi jep detaje për rikuperimin e GavitMot me shi sot në ShqipëriVranësira dhe diell – priten rrebeshe shiuKy është një ndër fshatrat më interesant të Rumanisë – pallatet ndërtohen bazuar …Carlo Ancelotti zgjedh tre lojtarët më të mirë në botë dhe të gjithë ‘rastësisht’ qëllo… Liga Premier duket se me shumë mundësi do të jetë destinacioni i ardhshëm i Williams. Liverpool, Aston Villa dhe Arsenali që të gjitha janë lidhur me një transferim të 21-vjeçarit gjatë muajve të fundit, por “Topçinjtë” thuhet se kanë interesim më konkret. Ka qenë gazetari Fabrizio Romano i cili ka konfirmuar se Arsenali ka përcjellur me vëmendje Williams në javët e fundit, dhe se e njëjta mund të thuhet edhe për Chelsean, të cilët po ashtu janë të interesuar për të bërë një lëvizje gjatë verës. “Arsenali ka dërguar skautët e tyre për të përcjellur Nico Williams tek Athletic Bilbao disa herë, dhe është e njëjta për Chelsean pasi edhe ata e kanë përfshirë në listën e tyre. Gara është plotësisht e hapur dhe asgjë nuk ka avancuar me ndonjë klub. Ai do të bënte mirë në Ligën Premier sipas mendimit tim, një lojtar me fizik dhe teknikë të mirë”, ka thënë Romano. Në rast shitjeje, Bilbao do të përfitonte një shumë të madhe parash, por sidoqoftë momentalisht lojtari mbetet i fokusuar tek ky sezon, ku synimet janë që të arrihet kualifikimi në garat evropiane vitin e ardhshëm. 21-vjeçari është paraqitur në 20 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Martin Odegard ka mbushur tre vite që është pjesë e Arsenalit dhe tani dy sezone ai po mbanë edhe shiritin e kapitenit.

Megjithatë në Londër janë të sigurt se në të ardhmen kapiten i klubit do të jetë mesfushori anglez Declan Rice.

Për këtë ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta që ka thënë se Rice ka cilësi dhe personalitet për të qenë kapiten i Topçinjve në të ardhmen.

“Po, Rice ka çdo aftësi. Natyrisht që ai ka qenë kapiten në nivelin e të rinjve, ai ka qenë kapiten për West Ham dhe është ai që ndonjëherë nuk ka nevojë të ketë shiritin në krah”.

“Kur ai flet, njerëzit dëgjojnë dhe i kushtojnë vëmendje  dhe ai ka aftësinë e natyrshme për ta bërë këtë. Ai është një person shumë i pjekur dhe i sigurt, veçanërisht për moshën e tij”, tha Arteta.

“Por ai ka bërë shumë edhe në lojë. Ai e ka bërë këtë përmes një akademie dhe një arsimi që për mendimin tim është një nga më të mirët në vend”.

“Ai ka një mjedis dhe një familje që është shumë mbështetëse, por edhe shumë kërkuese prej tij dhe ai e ka trajtuar atë në një mënyrë të shkëlqyer.

“Ne prisnim më të mirën padyshim sepse paguam shumë para dhe e njihnim lojtarin. Diçka tjetër është mënyra se si ai është përshtatur dhe sa i dashur dhe i respektuar është tashmë në klub, në ekip”, tha Arteta.

Që prej transferimit nga West Ham për 105 milionë funte në verë, Rice ka qenë një lider në mesfushën e Arsenalit dhe ai është shndërruar në një idhull të ri të tifozëve londinez.