Përkeqësohet situata, 15 viktima dhe 1.216 të infektuar me virus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.761 teste të kryera janë regjistruar 1.216 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 116.438 raste, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, kurse 3.403 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 13.909.