Përhapja e koronavirusit, frikë në të gjithë botën

2.461 të vdekur dhe afro 79 mijë të infektuar; ky është bilanci botëror i koronavirusit, sipas Universitetit Amerikan Johns Hopkins. Mësohet se ndër 78.766 personat e konfirmuar me virus, 76 janë italianë, ndërkohë që 23.133 thuhet se kanë mundur ta kapërcejnë infektimin dhe të gjenden jashtë rrezikut për jetën. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shkroi në Twitter se në 80 përqind të rasteve, prekja nga koronavirusi është e lehtë, në 20 përqind kritike dhe në 2 përqind virusi është fatal. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për 675 milionë dollarë ndihmë për një luftë më efektive kundër epidemies. Pas Kinës, veçanërisht shqetësuese është situata në Korenë e jugut, ku numri i rasteve është dyfishuar brenda një dite.