Sipas një ankete telefonike të realizuar me 1200 të anketuar nga agjencia Market Vision nga 18 deri më 25 shtator, me porosi të MKD.mk, del se liderit të BDI-së, Ali Ahmetit i besojnë vetëm 3.7 për qind e të anketuarve, ndërsa vetëm para 3 muajve, në qershor të këtij viti ai ka gëzuar rejting prej 5.9%.
Kjo rënie vjen pas publikimit te shume dyshimeve ne media, por edhe nga opozita, per skandale korruptive të familjarëve të tij.
Siç duket, qytetarët tanimë drejtpërdrejt pakënaqësitë i drejtojnë kah Ali Ahmeti dhe ketu mund te kene ndikuar edhe akuzat e opozites ne drejtim te Ahmetit dhe BDI-se per perfshirjen në biznese të dyshimta, siç janë kazinotë apo kreditë e shpejta.