Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar se as nga takimi i sotëm i liderëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk është arritur marrëveshje për koalicion.
Mustafa, në një prononcim për Insajderin, ka deklaruar se kur të arrihet marrëveshja do të bëhet publike për media.
“Unë nuk kam qenë aty në takim brenda”, ka deklaruar Mustafa, i cili është përgjegjës për komunikim me media në LDK.
“Tash marrëveshje, në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është arritur, sepse përndryshe e kishim bërë publike. Por, detajet e diskutimeve nuk i kam as unë”, ka thënë Mustafa.
Ky takim ka ardhur Mustafa-Kurti ka ardhur pas gjithë deklarimeve që janë bërë dje në Prishtinë nga dy deputetët gjermanë, të koalicionit CDU/CSU dhe thirrjeve të Zyrës së BE’së dhe ambasadave të Anglisë e SHBA’së.
Deri tani dy partitë janë marrë vesh që ministritë t’i ndajnë 5+5, dy do t’iu takojnë minoriteteve ndërkohë VV do të marrë kryeministrin dhe LDK kryetarin e Kuvendit dhe kërkon gjithashtu të ketë presidentin.