Përfundon pjesa e parë: Nuk ka gola në ‘Wembley’, lëndohet Salah

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit në mes Chelsea – Liverpool.

0:0 ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës FA.

Ishte Liverpooli që zhvilluan një lojë më të mirë në 45 minutat e parë.

Pasi krijuan më shumë raste për të shënuar gol, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër kishin raste edhe Chelsea, por as ata nuk arritën t`i konkretizojnë.

Në minutën e 33` ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah u detyrua të lirojë fushën për shkak të një lëndimi që pësoi.

Në vendin e tij u fut Diogo Jota.

Mbetet të shihet pas 45 minutash se cili ekip do të fitojë Kupën FA.