Përfundon ndeshja: Polonia fiton ndaj Uellsit në kuadër të Ligës së Kombëve

Ka përfunduar ndeshja e parë, që hapi siparin e edicionit të ri të Ligës së Kombëve, me fitoren e Polonisë ndaj Uellsit me rezultat 2-1.

Së pari në avantazh kaluan uellsianët me golin e Jonattan Williams.

Gjithsesi, polakët nuk vonuan për vendosjen e baraspeshës me Jakob Kaminskin në minutën e 71’.

Goli i fitorës për skuadrën e Lewandowskit erdhi në minutën e 85, pas një tollovie në zonë me anë të Swiderskit.