Përfundoi TDK Haraçina 2001, ekipi “Restorant Advani” nga Haraçina shpallet fitues

Ekipi “Restorant Advani” nga Haraçina është shpallur fitues i Turneut Dëshmorët e Kombit “TDK Haraçinë 2001”. Në finalen e madhe që u zhvillua mbrëmë në sallën sportive në Haracinë të Shkupit, Restoran Advani mposhti ekipin “D.Mirsad Avduli” me rezultat 3-0. Të tre golat i ka shënuar futbollisti i njohur, Eljasa Neziri, i cili në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Kupën përfaqësuesit të ekipit fitues, Ajdin Ajdini, ia dorëzoi Milikije Halimi, kryetare e Komunës së Haracinës.

 

Për kampionët e këtij turneu luajtën emrat e njohur të futsallit: Taulant Ismaili, Ferid Agushi, Shefki Berisha, Eljasa Neziri e shumë të tjerë.

Vlen të theksohet se atmosfera në sallë ka qenë madhështore, flamuj kombëtarë, përplot shikues, ndërsa para finales pati edhe një program të pasur muzikor. Në turne kanë marrë pjesë 32 ekipe.