Përfundoi aksioni i shpëtimit nga gërmadhat në Bejrut

epa08644283 Rescue team from Chile work with Lebanese civil defense in a rescue mission after a scanner and a sniffer dog from the rescue team detected that there might be a survivor under the rubble at Mar Mikhael area in Beirut, Lebanon, 03 September 2020. According to Lebanese Health Ministry, at least 190 people were killed, and more than six thousand injured in the Beirut blast that devastated the port area on 04 August and believed to have been caused by an estimated 2,750 tons of ammonium nitrate stored in a warehouse. EPA-EFE/WAEL HAMZEH

Ekipet e shpëtimit, të cilët kanë gjurmuar nën gërmadhat në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm muajin e kaluar, pohojnë se më nuk ka shenja jete dhe se më askush nuk mund të shpëtohet.

Një aparat me sensorë ka zbuluar shenja të mundshme të jetës të enjten, por ekipet e shpëtimit nuk e kanë gjetur burimin, pasi kanë larguar 95 për qind nga gërmadhat, shkruan Bi-Bi-Si.

Rreth 50 vullnetarë, duke përfshirë edhe një ekip nga Kili, kanë punuar në lokacionin.

Pasi aparati ka zbuluar shenja potenciale të jetës, njerëzit janë tubuar, duke pritur se do të ndodh mrekulli dhe të gjendet ndonjë i mbijetuar. Sinjali ka ardhur nga thellësia prej tre metrave.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit tani do të orientohen ndaj gjetjes së trupave të viktimave.

Bejruti u shkatërrua nga një shpërthim prej 2.700 tonë amonium nitrat në gusht.

Nga shpërthimi jetën e kanë humbur rreth 190 persona, ndërsa rreth 6.000 janë lënduar.