Përfitimet e barkëderrave në kohë lufte!

Shkruan: Medai Shaholli

Lufta në Ukrainë si të gjitha luftërat nëpër botë kanë sjell mjerim dhe katastrofa për popullin e thjeshtë dhe për pasojë kemi rritjen e çmimit të derivateve të naftës në të gjithë botën.

Nga lufta kanë leverdi vetëm barkëderrat e kompanive të naftës dhe jo vetëm të cilët fërkojnë duart duke rritur çmimet për llogari të tyre duke u pasuruar edhe më shumë se dje ndërsa i varfëri do të ngushëllohet vetëm me fjalët ‘eh ç’na rjepën këta barkëderra padronë dhe oligarkë borgjezë me brirë’!

Ky është sistemi i liberaldemokracisë që zgjodhëm si rend ekonomiko-shoqëror (kapatalizmin) me shumë dëshirë për ta patur si ‘bashkëshorte’ të jetës i cili i leverdis një shtrese shumë të vogël të shoqërisë sonë ndërsa për shumicën kjo ‘grua e bukur borgjeze’ oligarkë barkëderra, nuk çajnë kokën sesi arrijnë ta mbyllin muajin të varfërit, por si t’i rrisin përfitimet dhe kapitalin e tyre nga nga lufta apo kriza të ndryshme financiare nëpër botëror.

Fjala e lirë dhe vetëiniciativa private në ekonominë e tregut të lirë nuk janë domosdoshmërisht demokraci dhe sistemi më i mirë i vlerave si rendi më i ri ekonomiko-shoqëror i vendosur para tri dekadash, ku koha ka treguar se ai si rend ka defekte të pabarazisë mes shtresave shoqërore ku favorizon të pasurit dhe barkëderrat e shoqërisë dhe nuk mbron shtresën e ulët.
Socialdemokracia është rendi më i përshtatshëm që u përgjigjet shoqërisë sonë dhe jo vetëm si rend ekonomiko-shoqëror i ekonomisë sociale të tregut i cili ka parametra për mbrojtjen e shtresës së ulët.
Ndërsa ne shqiptarët si gjithmonë të rrëmbyernë histori zgjodhëm për ‘bashkëshorte të jetës’ sistemin e liberaldemokracisë që nuk interesohet për shtresën e ulët as do t’ia di se a kanë për të ngrënë apo jo të varfërit, ata thjesht shohin përfitimet e tyre në këso raste krizash për t’u bërë miliarderë.

Po kush na ka fajin, ne vet kërkuam t’i nënshtrohemi këtij sistemi antihuman që nuk ndjen keqardhje për shtresën e ulët por, mbron dhe favorizon oligarët dhe barkëderrat e babëzitur në garën e tyre për t’u pasuruar!

Le të luten të varfërit siç e kanë bërë tashmë zakon se koha e tyre do të vijë një ditë?
Në çdo rast fillimi lufte apo rënie tërmetesh ata besojnë se lutjet e tyre do dëgjohen nga Perëndia se një ditë do shembet bota e barkëderrave dhe ata do të shpëtojnë nga krizat dhe varfëria!
Lutjet dhe faljet si përkushtim për të mirën nuk kanë sjellë asnjëherë ndryshimin në botë por, aksionet e përbashkëta të disa popujve së bashku, për kauzave të mëdha mund të ndryshojnë në disa vende sistemet e egra të liberaldemokracisë me socialdemokracinë siç bie fjala në vendet skandinave ky sistem pak a shumë ka kënaqur në përgjithësi kërkesat e popullësisë e këtyre vendeve si rendi më i përshtatshëm për ta.

Ndaj, ne shqipet kemi aq sa meritojmë, prandaj s’kemi pse ankohemi me këtë sistem që vetë e kërkuam me luftë e sakrifica me shpresën e madhe të jetës se do të jetonim në bollëk dhe në paqe në përjetësi.
Por, shumë shpejtë e pamë se nuk doli ashtu siç ëndërruam dhe po shohim që paqe të përherëshme dhe as bollëk e barazi për të gjithë nuk ka.
Ky është zhgënjimi shqiptar që ka kapluar shumë shqiptarë për faktin sesi jemi katandisur, ku fajet ia hedhin vetëm kryeministrave dhe liderëve që na qeverisin dhe jo sistemit që kemi pranuar si ‘bashkëshorte të jetës’!