Kryetari i krahut rinor të Levicës – Rinia e kuqe, Andrej Kuculovski, është gjobitur me 550 euro për shpalosjen e flamurit palestinez në një ndeshje sportive, transmeton Portalb.mk.
Gjoba, siç informon Levica, është “për nxitje të dhunës dhe urrejtjes për shkak të flamurit palestinez”.
“Solidariteti është tipari kryesor i socializmit dhe luftës anti-imperialiste në përgjithësi. Populli maqedonas është në anën e popullit palestinez. Edhe pse elitat tona politike po përpiqen të vërtetojnë të kundërtën.
Ne jemi në anën e duhur të historisë dhe ata do të zhduken në servilizmin e tyre vasal. Koha do të tregojë se vlerat e kujt do të fitojnë. Liri për Palestinën”, shkroi Kuculovski në profilin e tij në Facebook.
Kuculovski u ndalua dhe u nxor nga salla e QS “Jane Sandanski” me pranga.





