Perez: Me këta lojtarë që kemi, nuk synojmë të nënshkruajmë me ndokënd

Florentino Perez ka thënë se Real Madridi nuk do të synojë ndonjë transferim në këtë afat kalimtar.

Dje “Los Blancos” triumfuan me rezultat 2-0 ndaj Eintracht Frankfurtit, për ta fituar sërish Superkupën e Evropës.

Pas ndeshjes, i pari i skuadrës nuk u premtoi asgjë fansave të klubit, duke thënë se tanimë duken të kompletuar.

“Me skuadrën që kemi, nuk tentojmë ndonjë nënshkrim të ri në këtë verë”, tha ai për Cope.