Perëndimi sot mbrohet në Azerbajxhan

Anisa Bahiti
Prej një muaji luftohet në Nagorni-Kharabakh territori i Azerbajxhanit, që mbahet i pushtuar nga Armenia.
Armenia ka aleate ushtarake dhe politike fuqinë më të madhe të atij rajoni, Federatën Ruse. Armët dhe paratë e ushtrisë armene vijnë nga Rusia. Rusia është gjithashtu aleate e Iranit, i cili në kushte të tjera do të duhej të ishte aleat i Azerbajxhanit për shkak të afërsisë fetare (ideologjike) dhe territoriale. Por Irani vlerëson më shumë aleancën me Rusinë sesa atë me Azerbajxhanin.
Në anën tjetër Franca, që përfaqëson BE-në në nismën e paqes së MINSK së bashku me Rusinë dhe SHBA, mban anën e Armenisë dhe Rusisë ndonëse vend anëtar i NATO-s.
Azerbajxhani është anëtar i Partneritetit për Paqen me NATO-n që nga viti 1994. Pavarësisht këtij fakti, i vetmi vend anëtar i NATO-s që mbështet Azerbajxhanin është Turqia ushtria e dytë në NATO.
Mesa duket Erdoganofobia bën që vendet e BE-së dhe të NATO-s bëjnë që ata të harrojnë se Turqia është aleat dhe kundërshtari është Rusia dhe jo Azerbajxhani dhe Turqia.
Perëndimi duhet të lërë mënjanë Erdogano-fobinë dhe islamofobinë dhe të mbështesë aleatët e vet në luftë me Rusinë në Kaukaz. Sot Perëndimi nuk mbrohet në Bruksel, por në Kaukaz, atje ku ndodhet fronti i popullit mik azer.