“Turpi i turpit”/ Koloneli shpërthen daj Ramës: UÇK-ja në Hagë, ti në konferencë me ish-ministrin e Millosheviçit

Ish-ministri teknik i Brendshëm dhe një prej ushtarakëve më të mirë në vend, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me mini-Schegenin Ballkanik dhe takimin e djeshëm online mes tre kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë dhe ku nuk mungonte as Aleksander Vuçiç.

Teksa e lidh edhe me daljen para Hagës së ish krerëve të UÇK, Demiraj shprehet se, të gjithë “jemi dëshmitarë të tradhëtisë më të madhe dhe të hapur të Edi Ramës ndaj interesave të Kombit”.

Por në fund, Demiraj ka edhe një mesazh për Ramës, duke iu referuar fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA, përcjell Ora News.

“Duhet te jesh shume i shqetesuar per mberritjen ne Shtepine e Bardhe te Presidentit proshqiptar Joe Biden, sepse shume shpejt drejtesia kombetare dhe nderkombetare e drejtuar nga administrata e ardhshme Biden do te te hedhe ne koshin e plehrave te historise, ne fakt atje ku e meriton plotesisht“, mbyll reagimin e tij nga SHBA, Kolonel Dritan Demiraj.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëkombas!

Nderkohe qe kater komandante te larte te UÇK po perballen me akuzat më absurde qe mund te formulohen kunder tyre, akuza qe jane formuluar me ndihmen e ish administrates se kryekriminelit te luftes Slobodan Milosheviç, per penalizimin e padrejte te luftes çlirimtare dhe heronjve te Dardanise, kryeministri i Shqiperise Edi Rama dje beri nje konference per shtyp me ish ministrin e informacionit te Milosheviçit, Vuçiç per turpin e turpit te turpit qe quhet “Minishengeni Ballkanik”.

Te nderuar bashkekombas dhe patriote Shqiptare kudo qe ndodheni!

Jeni deshmitare te tradhetise me te madhe dhe te hapur qe Edi Rama po i ben interesave te Kombit.

Nderkohe qe pritej si kudo ne gjithe boten e qyteteruar, qe i gjithe faktori Shqiptar ne Ballkan te pergjigjej si nje “trup” i vetem kunder akuzave absurde te Hages, per te abandonuar publikisht ish ministrin e informacionit te Milosheviçit, Vuçiç, ne menyre te paturpshme, tinzare dhe antikombetare, Edi Rama eshte i shqetesuar per daljen ne Adriatik të ekonomisë serbe (minishengeni Ballkanik qe i sherben vetem Serbise).

Edi Rama!

Duhet te jesh shume i shqetesuar per mberritjen ne Shtepine e Bardhe te Presidentit proshqiptar Joe Biden, sepse shume shpejt drejtesia kombetare dhe nderkombetare e drejtuar nga administrata e ardhshme Biden do te te hedhe ne koshin e plehrave te historise, ne fakt atje ku e meriton plotesisht.