Përdori magji të zezë kundër shokut të kombëtares, në Argjentinë përjashtojnë sulmuesin

Dëshira për të marrë pjesë në një Kupë Bote është e jashtëzakonshme duke qenë se çdo futbollist ëndërron ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në karrierë. Nisur nga kjo, në Argjentinë zbulojnë një skenar të errët që lidhet me Alejandro Gomez.

Ky i fundit duket se ka përdorur një nga ato që në Argjentinë iu besojnë shumë, “magjinë e zezë”. Papu, me anë të një magjistare është munduar të lërë jashtë Botërori Giovanni Lo Celson. Mesfushori ishte i dëmtuar me Pau Gomez që lutej që të mos rikuperohej në kohë dhe kështu të mos rrezikonte pjesëmarrjen në Botëror.

Si përfundim, magji ose jo, dëshira e Gomez u plotësua pasi Lo Celso u operua dhe mungoi në Katar. Ky zbulim është kthyer në një çështje në Argjentinë me Gomez që ka marrë kritika të shumta, madje trajneri Lionel Scaloni e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarëve për dy ndeshjet e radhës miqësore ndaj Panamasë dhe Curacao.