Për vetëm një orë dënohen 70 shoferë në Tetovë

Vetëm për një orë në Tetovë sot janë shqiptuar 70 dënime në aksionin kontrollues të policisë, njoftoi zedhenesi i MPB-së, Toni Angellovski. Sipas tij, gjatë 20 ditëve të kaluara, kur ka filluar kontrolli i shtuar në trafikun rrugor, në mbarë vendin janë shqiptuar 9.000 dënime, shkruan Gazeta Lajm.
Shumica e dënimeve kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë, vetura të paregjistruara, vozitje në gjendje të dehur, e kështu me radhë.
“Sanksionohen të gjitha shkeljet në trafik, veçanërisht ato që janë shkak për aksidente të rënda”, deklaroi Angellovski, duke shtuar se përveç veturave, janë dënuar edhe shoferë të motorave.