Për t’i bashkuar Borën dhe Donaldin ngrihet në këmbë e “gjithë” Shqipëria

Donald Veshja dhe Bora Zemani, pothujase janë ndarë përfundimisht, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ish-çifti nuk e ka konfirmuar ende, nisja e një lidhje me veprime afrimiteti bashkë me këngtaren Beatrix Ramosaj veç se e dëshmon një gjë të tillë.

Mirëpo edhe pse Donaldi dhe Bora, duan të ndahen fansat e tyre nuk pajtohen me këtë. Së fundmi, në platformën sociale Facebook është hapur një grup me titullin: “A mund të bëhemi 10 milion shqiptar që të bashkojmë Donaldin me Borën”.

Deri më tani, grupi ka arritur të mbledhë 345 njerëz që janë pro lidhjes së Donaldit me Borën.

Ndryshe, moderatorja vazhdon të qëndrojë e heshtur sa i përket këtyre veprimeve nga fansat gjithashtu edhe ato situata se çka po ndodh brenda shtëpisë mes Donaldit dhe Beatrixës.