Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit, pa ujë shfrytëzuesit e Batincës dhe Luboshit

Për shkak të rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit f-200 mm në afërsi të stacionit të pompimit në Draçevë, nesër ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit e Batincës dhe Luboshit.

Siç informojnë nga NP Ujësjellës dhe kanalizim, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.