Klinika “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup shënon 60-vjetorin

Akademi solemne do të mbahet sot me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup.

Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, prej 60 vite vepron me sukses në diagnostikimin dhe mjekimin e pacientëve kirurgjikale si pjesë e rëndësishme e sistemit të institucioneve shëndetësore publike.

Në ambientet e Klinikës me një sipërfaqe prej 7.500 metra katrorë dhe me kapacitet për 100 pacientë, çdo vit kryhen mbi 200 mijë shërbime poliklinike ambulatore, ekzaminime, ndërhyrje dhe procedura diagnostike. Rreth 6.000 pacientë janë shtruar në spital dhe janë kryer më shumë se 3.800 operacione. Sot, klinika është një strukturë moderne kirurgjikale me personel të përgjithshëm prej 322 punonjës.