Për shkak të mungesës së borës, bileta vjetore në Kodrën e Diellit do të vlejë edhe vitin tjetër

Qendra për skijim në Kodrën e Diellit njofton se biletat sezonale për skijim të blera për këtë sezon do të vlejnë edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo për shkak të vonimit të fillimit të sezonit të sivjetmë.

“Ju informojmë që për shkak sasisë së pamjaftueshme të dëborës, sezoni i skijimit këtë vit në qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” po vonon”.

“Për shkak të sezonit të shkurtuar të skijimit, biletat sezonale për skijim, në qoftë se këtë vit do të kemi sezon skijimi, do të vlejë edhe sezonin e ardhshëm të skijimit. Për këtë arsye, i njoftojmë të gjithë klientët tanë që kanë blerë bileta sezonale për skijim për këtë sezon skijimi se të njëjtat do të vendosen në funksion dhe do të vlejnë edhe për sezonin e ardhshëm dimëror”, thonë nga Kodra e Diellit.

Nga atje rekomandojnë se edhe pse qendra për skijim ka qasje të plotë në dokumentacionin lidhur me personat që kanë blerë biletë sezonale për skijim, bëjnë apel që personat t’i ruajnë biletat e blera sezonale deri në vitin e ardhshëm.