Tre të rinjtë nga Hani i Elezit që të dielën u rrahën brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”, e kanë paraqitur sot rastin në Ministrinë e Brendshme në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Ata janë shoqëruar nga deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
Për rrahjen e kosovarëve në Shkup janë arrestuar 5 “komitë”,do të hetohet edhe sjellja e policëve (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Friday, December 13, 2019
“Ne me sugjerimin e Muhamed Zekirit, treguam rastin ketu në polici si ka ndodhur ngjarja. Kemi dorëzuar të gjitha dokumentet dhe na kanë thënë të presim”, tha për gazetën LAJM, Egzon Kuka, nga Hani i Elezit, i cili të dielën u rrah brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”.
Për rrahjen e të rinjëve kosovarë janë ndaluar pesë persona, thotë deputeti Zekiri. “Prokuroria për pesë veta ka ngritur padi. Jo për sulm fizik, por për dhunë, që është padi penale dhe procesi gjyqësor do të fillojë së shpejti. Ata që e kanë bërë këtë dhunë se sulm ndaj djemve të Hani të Elezit do të marrin dënimin e merituar”, tha për gazetën LAJM, deputeti Muhamed Zekiri.
Por, të rinjtë e sulmuar nga Hani Elezit kanë ankesa edhe për sjelljen e pjestarëve të policisë maqedonase. Deputeti Zekiri, thotë se, do të ndërmerren masa disiplinore ndaj policëve nëse kontrolli i brendshëm pranë MPB-së konstaton trajtim joadekuat me të rinjtë nga Kosova
Egzon Kuka, Lindon Kuka dhe Metush Brava, të dielën u sulmuan barbarisht nga tizofëzët maqedonas “Komiti” vetëm pse u dëgjuan duke komunikuar në gjuhën shqipe në parkun e qytetit në Shkup. “Komitët” edhe në të kaluarën kanë keqtrajtuar shqiptarët e pafajshëm ndërsa ndaj tyre instituconet asnjëherë nuk kanë marrë masa./Gazeta LAJM