Për punë më të mirë policore: Konferencë rajonale për avancimin e barazisë gjinore në organet e zbatimit të ligjit

Shkup, 7 mars 2024 – Barazia gjinore dhe siguria do të gëzojnë vendin qendror në
konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Zyra e OSBE-së për
Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Shkup më 7 dhe 8
mars. Konferenca do të sjell në një vend agjencitë e zbatimit të ligjit nga rajoni për të
shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira për të arritur barazi gjinore brenda
organeve për zbatimin e ligjit.

“Maqedonia e Veriut ka nisur një Program shumë të suksesshëm për mentorim gjinor
me anë të përkrahjes sonë” tha ambasadori Kilian Wahl, shefi i Misionit të OSBE-së
në Shkup. “Që nga viti 2018, ky program ka mundësuar një rritje prej 18% të grave
në pozitat e larta udhëheqëse në forcat policore. Ne fuqishëm besojmë se ky sukses
duhet të përsëritet tjetërkund gjithashtu.”

“Disa studime tregojnë se gratë luajnë rol të rën dësishëm në ndërtimin e shoqërisë
së qëndrueshme dhe demokratike. Me përfshirjen më të madhe të grave në forcat policore në të gjitha nivelet,
funksionimi i institucionit si tërësi do të përmirësohet.

Në këtë mënyrë, kohezioni i brendshëm dhe kapacitetet e institucioneve të sigurisë janë
të përforcuara,” tha presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të tij në këtë
konferencë.

“Për fat të mirë, ne nuk nisim nga fillimi. Misioni i OSBE-së në Shkup ofron
mbështetje përmes Programit për mentorim gjinor, i cili tashmë po jep rezultate dhe
sjell ndryshme në kulturën institucionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por
ky program, nuk duhet të mbetet vetëm aktivitet i njëhershëm, por pjesë e trajnimit
standard institucional në Ministri,” shtoi ai.

Në fjalimin e tij, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski përshëndeti
përpjekjet e Misionit të OSBE-së në Shkup për rritjen e vetëdijes publike mbi
zbrazëtirën që “akoma ekziston midis burrave dhe grave në profesionet e sigurisë
dhe përkushtimet e ndërmarra për të tejkaluar këtë problem”.

“Lufta për fuqizimin e grave police vazhdon. Koleget dhe kolegët tanë e kryejnë këtë
luftë pikërisht përmes zhvillimit të vazhdueshëm dhe avancimit të diturisë së tyre për
të bërë gratë në forcat policore më të dukshme, dhe në veçanti përmes Programit të
mbështetur nga Misioni i OSBE-së për mentorim gjinor”, tha ministri Toshkovski. “Ky
Program ka mundësuar trajnimin e më shumë se 150 policëve për aftësi të ndryshme
profesionale, duke rritur vetëdijen për çështjen e diversitetit gjinor në Ministrinë e
Punëve të Brendshme dhe përfshirjen e barabartë të grave në shërbimin policor.”

Drejtori i OSBE/ODIHR-it, Matteo Mecacci, tha se sektori i sigurisë mund t’u
përgjigjet nevojave të ndryshme të sigurisë së shoqërive vetëm kur të siguroj barazi
gjinore brenda institucioneve të veta përmes mjedisit të punës gjithëpërfshirës ku
diversiteti është i mirëpritur.

“Organet e zbatimit të ligjit duhet të synojnë të bëhen punëdhënës me barazi gjinore
dhe kjo nënkupton inkurajimin e diversitetit në vendin e punës dhe të sigurohet se
tërë stafi, pavarësisht gjinisë, gëzon mundësitë dhe përfitimet e njëjta, si dhe
përfshihet në mënyrë domethënëse në punën e vet institucioneve. Megjithatë,
përskaj numrit në rritje të grave police në institucionet e sigurisë publike, gratë akoma
mbeten më pak të përfaqësuara në këtë sektor, dhe veçanërisht në nivelet e larta,”
tha Mecacci.

Pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësuesit nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe
Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, demonstruan përkushtim të fuqishëm për të
vazhduar progresin për barazi gjinore në organet e zbatimit të ligjit duke njohur
rëndësinë e bashkëpunimit, trajnimit dhe përkrahjes institucionale.