Për një muaj 1197 gjoba për shkelje në komunikacion në rajonin e Tetovës

Në tetor, policia e Tetovës ka zbuluar dhe sanksionuar 1197 lloje të ndryshme të shkeljeve në komunikacion, informojnë nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë. Për shkak të gjobave të shqiptuara, në komunikacion nuk guxojnë të marrin pjesë 165 persona.

“Në aktivitetet kontrolluese, të rregullta dhe aksionare, për shkak të skeljeve të konstatuara, janë përjashtuar 81 automjete. Më së shumti nga automjetet e përjashtuara, 71 kanë pasur regjistrim të skaduar mbi 30 ditë, te shtatë është konfirmuar parregullsi teknike, ndërsa te tre të tjera mbingarkim. Muajin e kaluar në këtë rajon të komunikacionit janë përjashtuar edhe 165 shoferë, prej të cilëve 108 të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 45 shoferë fillestarë, tre nën ndikim të komunikacionit, katër me kategori jopërkatëse dhe pesë me ndalesë të vlefshme për drejtim. Përveç kësaj, përkohësisht janë marrë 19 patentë shoferi dhe 67 leje për komunikacion”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Në këtë periudhë “shërbimi i karrotrecit” ka mënjanuar 201 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.