Ushtria po ndërton spital modular për pacientët me Covid-19 në Kumanovë

Armata po ndihmon në ndërtimin e një spitali të mobil në Kumanovë, për shkak të numrit të lartë të pacientëve me Covid-19. Prandaj është dhënë urdhër që të ndërtohet menjëherë një spital modular, në mënyrë që të rritet kapaciteti i Spitali Infektiv, pas një vale të re të koronavirusit.

– Numri i të shtruarve në spital është i lartë, duke pasur parasysh numrin e lartë të njerëzve të sapo infektuar. Dje ishin 51, para dy ditësh 70. Të gjithë vijnë për t’u kontrolluar në repartin infektiv. Ata me simptoma më të lehta lirohen për trajtim në shtëpi, por ato gjithashtu monitorohen, ata me simptoma më të rënda trajtohen në reparte,- tha Dr. Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës, përcjell TV21.

Në Kumanovë aktualisht ka shtretër të lirë në disa reparte të tjera, por po ndërmerren aktivitete për të rritur kapacitetin. Siç vuri në dukje Zaharieva, problemi është mungesa e stafit, i cili është një problem në shumicën e spitaleve në të gjithë vendin.