“Për katër vjet janë zgjidhur vetëm 60 për qind të lëndëve në Gjykatën Kushtetuese”

Nga viti 2015 deri në 2019-tën, gjykatësit kushtetues kanë zgjidhur vetëm 60 për qind të lëndëve në Gjykatës Kushtetuese, konstatoi Enti Shtetëror i Revizionit. Dyzet për qind e rasteve kanë mbetur të pazgjidhura. Revizorët në raportin për punën e gjykatës, tregojnë se në Rregullore nuk ka afate për vendimin përfundimtar dhe përfundimin e procedurave, ndërsa rekomandojnë”

Rregullimin shtesë të Rregullores së punës, në pjesën e përcaktimit të afateve në të cilat do të caktohen seancat përgatitore, si dhe afatet për vendimin përfundimtar për iniciativat e pranuara/marra”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizioni kërkon kritere të qarta për monitorimin dhe vlerësimin e punës së gjykatësve. Revizorët zbuluan se Gjykata Kushtetuese ka prokuruar mallra dhe shërbime pa zbatuar dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik. Sipas këtij ligji, Gjykata u lejua të bëjë prokurime deri në 12 mijë euro pa kryer procedurë. Por, në kundërshtim me ligjin, Kushtetuesja shpenzoi dy herë më shumë.

Gjykata Kushtetuese, pa kryer një procedurë të prokurimit publik, ka ndërmarrë obligime për blerjen e mallrave dhe shërbimeve në vlerë prej 26,770 euro, që është shkelje e pragut të vlerës së përcaktuar ligjërisht prej 12,610 euro”, pohojnë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Revizorët në raportin për punën e Gjykatës Kushtetuese e theksojnë vendimin, që gjykatësit të marrin bonuse të rrogës në shumën prej 35 për qind, të cilin ata e sollën vetë me një ndërhyrje në Rregullore vitin e kaluar. Revizioni zbuloi se nuk ka akt të përgatitur, për shumën dhe mënyrën e përcaktimit të shtesës së pagës. Gjykata Kushtetuese kishte vërejtje mbi raportin, por ato nuk u pranuan me shpjegimin se ishin njoftime. Në pjesën e bonuseve të larta, gjykata më tej shpjegoi se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese, që gjykatësit të marrin plus 35 për qind, ose paga e tyre me bonuset të arrijë edhe 2 mijë euro.