Për fundjavë dhe të hënën mot me diell, të martën shi

Deri të hënën moti do të jetë me diell me mjegull dhe vranësira të vogla në orët e mëngjesit nëpër disa fushëgropa dhe lugina lumenjsh.

Të martën pritet reshjet e shiut të shoqërohen nga era e përforcuar jugore.

Temperaturat e mëngjesit gjatë fundjavës dhe të hënën do të jenë të ulëta, ndërsa të martën do të lëvizin prej 4 deri në 10 gradë Celsius.