Për 6 ditë do të festonte ditëlindjen, fati i të riut shqiptar i cili mby lli sytë përgjithmonë

Për pak ditë do të mbushte 20 vjeç, por një aksident i tm errshëm do t’ia ndërpriste ëndrrat në gjysmë.

Është kjo historia e dhimbshme e Tomas Hotit, i cili mbrëmjen e 31 Janarit pësoi një aks ident të tm errshëm.

I riu shqiptar u dëmtua rëndë dhe u dërgua në spital, ku lu ftoi me vd ekjen për 6 ditë. Por të enjten, Hoti do të mbyllte sytë përgjithmonë për shkak të pl agëve të rënda. Përveç dëmtimeve në bark dhe kraharor, ai kishte marrë p lagë të rënda edhe në kokë.

Tomas Hoti lindi në Shkodër. Ai ishte zhvendosur sëbashku me familjen në Macchiagodena disa vite më parë. I riu kishte dy vëllezër dhe punonte në një ofiçinë. Me 12 Shkurt ai do të mbushte 20 vjeç. Hoti ishte një person shumë i dashur nga komuniteti ku jetonte.

Një djalë me jetën përpara, i integruar dhe shumë i dashur. Një person që do të donin ta përqafonin të gjithë”, shkruhet në mediat italiane.

Disa ditë më parë banorët në Macchiagodena organizuan një meshë lutjeje për të riun. Autoritetet janë duke hetuar rreth aksi dentit që i mori jetën Tomas Hotit. Makina e tij tip “Fiat” u pë rplas me një furgon në autostradë. /tvklan