“Kur kishe nevojë të harruan”, mesazhi i Labit pas vdekjes së bilbilit shqiptar

Në vargun e shumë telegrameve ngushëlluese nuk ka munguar as ai i këngëtarit Labinot Tahiri, i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për vdekjen e “Bilbilit shqiptar”, Nexhmije Pagarusha.

Ai ndër të tjera thotë se kur kishte nevojë e harruan të gjithë ndërsa sot e quajnë ikonë.

“E di që sot do të ju mungosh të gjithëve, por kur kishe nevojë të harruan! Sot mundohen të të bejnë IKONË nëpër rrjetet e tyre sociale por kanë harruar që ti ishe IKONË dhe bazamenti i artit apo i skenës sonë shqiptare!”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari.

Ai poashtu u shprehu ngushëllime të gjithë familjes dhe të gjithë brezave shqiptarë me rastin e shuarje së yllit shqiptar Nexhmije Pagarusha, e cila e kishte një zë të veçantë ku na mbushte me krenari që jemi shqiptarë.

“Ikona jonë shqiptare u prehësh në paqe e të qoftë i lehtê dheu i KOSOVÊS.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë brezave shqiptarë që e kishim një zë të veqant i cili na mbushte me krenari që jemi shqiptarë.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêri!”, përfundoi ai.