Për 5 vite Shkupi lidhet me autostradë me Shqipërinë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në “Click Plus” në TV21 tha se jo vetëm autostrada Shkup-Ohër, por i gjithë Korridori 8 pritet të përfundojë në pesë vitet e ardhshme.

“Dinamika është që në pesë vitet e ardhshme, duke filluar nga viti 2023, nëse kompania hyn për të punuar në terren, në pesë vitet e ardhshme i gjithë Korridori 8 nga Shkupi, jo në Ohër por në Qafë Thanë, në kufi me Shqipërinë do të kemi seksione të reja moderne që do të shtrihen ndoshta në një nga terrenet më të vështira në të gjithë Gadishullin Ballkanik”, thotë Boçvarski.

Ai shton se nga Gostivari në Kërçovë do të ketë një rrugë krejtësisht të re, ndërsa janë duke u shqyrtuar variante nga Gostivari në Tetovë.

Më poshtë deklarata e ministrit: