Për 3 orë, shqiptarët e Kumanovës mblodhën 40 tonë bukë për refugjatët kosovarë në Bllacë (Video)

Për 3 orë, shqiptarët e Kumanovës, përgatitën e mblodhën 40 tonë bukë, që t’i ndihmojnë refugjatët e Kosovës, para 23 vjetwve në kampin e Bllacës.

E këtë rrëfim të prillit të vitit 1999, e ka shpalosur ne Sytë 7, Etem Xheladini, i cili ka thënë se pas apelit të Kreut të Bashkësisë Islame në Kumanovë, në TV Festa, shqiptarët e Kumanovës me rrethinë, bashkë me shumë organizata janë mobilizuar për aksionin humanitar.

I njëjti në Klan Kosova tha se ka qenë udhëheqës i karvanit të këtyre ndihmave.

Sipas Xheladinit, bukët e bëra nga furrat e bukës, dhe gratë amvise, u dërguan në Bllacë me 19 kamionë dhe mbi 20 kombi bus.

Sipas tij, veç këtyre ndihmave, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ndihmuan edhe shumë herë kosovarët refugjatë në Bllacë. Madje pranuan edhe shumë prej tyre në konak për disa muaj, deri në qetësim të situatës në Kosovë.

Etem Xheladini tha se vetëm në Kumanovë janë vendosur rreth 30-40 mijë kosovarë, të cilët janë strehuar deri në 6 muaj nga shqiptarët vendas./Klankosova.tv/.